Opinioni i Komisionit të Venecias, Presidenti Meta shpall dhënien e një qëndrimi zyrtar

Opinioni i Komisionit të Venecias, Presidenti Meta shpall dhënien e një qëndrimi zyrtar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet të bëjë publik brenda kësaj jave raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.

Vendii i Metës vjen pasi Komisioni i Venecias u shpreh lidhur me kërkesën e parlamentit shqiptar për të vlerësuar sjelljen e Presidentit në rastin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Presidenca thotë se raporti i drejtohet opinionit vendas dhe të huaj, në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Presidenti Meta këmbëngul se në rastin e dekreteve për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe shpalljes së datës së re më 13 tetor, kishte “zero shkelje të Kushtetutës” dhe “mbrojtje të shkëlqyer” të saj.

Po ashtu Meta thotë se me këto dekrete i bëri një mbrojtje të shkëlqyer edhe “Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës së Strasburgut për të Drejtën e Zgjedhjes”.

Për më tepër, thotë Meta, me këto dekrete ai i bëri një “mbrojtje të shkëlqyer edhe detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian”.

Pak ditë më parë në media u publikua draft-raporti i Komisionit të Venecias i cili më së shumti u komentua se presidenti Meta ka shkelur kushtetutën, pasi nuk ka kompetencë për anulimin e zgjedhjeve.

loading...
loading...