
Një i moshuar është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore "Xhamil Kada", të Pejës.
Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente, por nuk ka arritur që të mbijetojë.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skënder Dreshaj.
“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, tha drejtori i spitalit të Pejës.
Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë, duke ndërruar jetë.