
Në pritje të SPAK, Donika Prela i është drejtuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë, së cilës kërkon emërimin e saj, si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Donika Prela është aktualisht drejtuese e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
KLP ka pranuar se i ka mbërritur një kërkesë e tillë dhe po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës.
Shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit.
Prokuroria për Krime të Rënda, me krijimin e SPAK do të shkrihet, ç’ka me shumë mundësi për Donika Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, ku ka edhe emërimin./Afp.al/