Qeveria do të përdorë fondin rezervë për dëmet e tërmeteve, Rama flet edhe për krizën politike: Tërmeti në PD, artificial

Qeveria do të përdorë fondin rezervë për dëmet e tërmeteve, Rama flet edhe për krizën politike: Tërmeti në PD, artificial
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat, lidhur me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave mbi masat që janë marrë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Edi Rama tha se edhe vendet partnere u solidarizuan që në momentet e para pas tërmetit, ndërsa qeveria do të përdorë fondin rezervë.

"Buxheti garanton përdorimin e fondit rezervë për përballimin e situatës emergjente. Parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit", u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se do të jepet leje falas për ata që do të bëjnë ndërhyrje në banesa, ndryshe nga deri tani.

"Kemi vendosur të bëjmë një përshpejtim të lejeve. Ka një numër të konsiderueshme familjes që duan të bëjnë ndërhyrjet përkatëse aty ku e kanë të mundur, madje ka familje që kanë kërkuar që tu lehtësohet  procedura. Këta jo vetëm që do të marrin leje pa paguar asnjë taksë, por do ta marrin lejen brenda 5 ditësh", tha kryeministri.

Për ndërtimet kolektive, Rama tha se leje do te jepet me policën e sigurimit.

"Nuk do të jepet leje ndërtimi pa policën e sigurimit. Ata duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët. Policën duhet ta depozitojë investitori në dosjen kur kërkon lejen dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e sakte dhe pa shkelje të lejes", u shpreh Rama.

Lidhur me krizën politike, kryeministri Edi Rama mbi mundësinë për dialog me opozitën dhe ofertën që kjo e fundit pretendoi se i ka nisur, tha se “tërmeti në PD është i realizuar me metode artificiale”.

Lidhur me negociatat, me BE-në, Rama tha se fakt poziitv ishte rezoluta nga Buntestagu gjerman, ndërsa shtoi se ajo do të mësohet më 18 Tetor.

“Negociatat nuk do lodhem së përsëritur po është mirë që edhe ju mos keni ngurrim ta thoni: Nuk varet nga ne, varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Dhe jam shumë skrupuloz, deri sa kemi kaluar edhe Bundestagun s’ka më asgjë që lidhet me ne.

"Reformën e BE  dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo. Është e rëndësishme që kemi kapërcyer barrierën e Bundestagut të marrim një PO,” u shpreh Edi Rama.  /Afp.al/

loading...
loading...