Rast i rrallë/ Albin Kurti bëhet anëtari më i ri i partisë së Albin Kurtit

Rast i rrallë/ Albin Kurti bëhet anëtari më i ri i partisë së Albin Kurtit
Vetëvendosje pranon aderime të reja në parti edhe në ditët, pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, sikurse ka bërë edhe para zgjedhjeve të parakohshme, ku edhe rezultoi fituese.

Por, aderimi i djeshëm në këtë parti është më i veçantë – një koicidencë interesante.

Emnaku i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, është anëtari më i ri i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë.

Për këtë ka njoftuar anëtari i partisë Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një shkrimi në Facebook.

“Mbrëmë pranuam anëtarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koicidencë, por një e vërtetë e madhe. Albini ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë. Me profesion është rrobaqepës, por pasion ka dizajnin. Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se erdhi dita”, ka shkruar ai. /Afp.al

loading...
loading...