Shkodër/ Helmohen nxënësit e shkollës, 19 prej tyre përfundojnë në spital

Shkodër/ Helmohen nxënësit e shkollës, 19 prej tyre përfundojnë në spital
Raportohen se 19 nxënës të një shkolle në fshatin Postribë të Shkodres kanë përfunduar të gjithë në spital, me shenja helmimi.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga ushqimet që hëngrën në një “Fast Food”.

Pasi janë paraqitur në spitalin e Shkodrës, ata kanë marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Pas mjekimit, raportohet se 16 prej tyre janë rikthyer në shtëpi.

Tre nxënës të tjerë vijojnë të jenë akoma në spital.

Kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen. /Afp.al

loading...
loading...