Thaçi: E mirëpres të dërguarin e Presidentit Trump, për dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi: E mirëpres të dërguarin e Presidentit Trump, për dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpirtur vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguarin e posaçur lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.

“ E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi”, theksoi Thaçi në mesazhin e tij.

Sipas Presidentit të Kosovës, “ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm”.

Thaçi shtoi se, “tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë”.

Kreu i shtetit të Kosovës shtoi se ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

Në fund Hashim Thaç shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të vendosur paqen në rajonin tonë.

“E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Afp.al/

loading...
loading...