Turqia e pakënaqur me SHBA, gati për operacion ushtarak në Siri

Turqia e pakënaqur me SHBA, gati për operacion ushtarak në Siri
Turqia do të zhvillojë operacione ushtarake në pjesën verilindore të Sirisë, pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk kanë bërë veprime të mjaftueshme për t’i larguar luftëtarët kurdë nga kufiri mes dy vendeve.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha se ky operacion do të zhvillohet nga ajri dhe në tokë, në lindje të lumit Eufrat, dhe madje mund të fillojë në çdo moment.

Në anën tjetër, Forcat Demokratike Siriane, të cilat udhëhiqen nga grupet kurde, kanë thënë se dëshirojnë stabilitet në rajon, por janë zotuar se do të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo sulmi.

“Ne nuk do të ngurrojmë që të përgjigjemi ndaj sulmeve të mundshme të Turqisë dhe situata mund të shndërrohet në luftë të hapur përgjatë tërë kufirit për ta mbrojtur veten dhe popullin tonë”, tha zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustafa Bali.

Turqia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkak të ndihmës së dhënë ndaj militantëve kurdë. Dy shtetet kanë mosmarrëveshje lidhur me atë se deri në cilën pjesë duhet të kenë kontroll kurdët.

Megjithatë, presidenti turk i tha Reuters, pavarësisht klimës tensionuese, vendi i tij ka vendosur të ndërhyjë jo për ta ndezur konfliktin, por për të vendosur paqen në atë rajon të trazuar./Afp.al

loading...
loading...