
Bie pre e grabitjes edhe banesa e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit, në Tiranë.
Banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur, ndonëse pa thyerje shtëpie, ndërsa diplomati i Kuvajtit ka denoncuar ngjarjen në polici.
Raportohet se brenda banesës së tij janë vjedhur dy sende me vlerë, një byzylyk dhe unazë floriri, të cilat kushtonin shrenjtë.
Atasheu i Kuvajtit jeton në kompleksin e vilave në Petrelë. Për këtë ngjarje mësohet se policia ka shpallur si të dyshuar një shtetase nga Filipinet, Annabelle Belgira, 28-vjeçe. Kjo e fundit ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës. Pas hetimeve të para dhe nga mënyra e grabitjes, policia nuk ka snjë të dyshuar tjetër.
Policia pas ngjarjes tha se do të referojë në Prokurori atë, për hetime të mëtejshme, lidhur me dyshimet e vjedhjes së banesës së Atasheut të Kuvajtit./Afp.al/