Vlorë/ Mbush audin me karburant, i jep 100 euro false punonjësit, në pranga 41-vjeçari

Vlorë/ Mbush audin me karburant, i jep 100 euro false punonjësit, në pranga 41-vjeçari
Nuk është rasti i parë. Edhe në Vlorë është arrestuar një 41-vjeçar, pasi mbushi automjetin me karburant kundrejt pagesës me euro false.

I arrestuari i dha punonjësit të karburantit 100 euro, që rezultuan false.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.10.2019, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant Audin e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”./Afp.al/

loading...
loading...