
Është arrestuar edhe i vëllai i tij, pasi gjatë kontrollit në banesë policia tha se gjeti sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Viktima që mbeti nga përplasja me armë me policin e burgjeve, sipas uniformave blu, ka qenë gjithashtu i dënuar më parë.
Efektivi i policisë së burgjeve Bledar Toci, një mik gruas në banesën e së cilës ndodhi krimi, u përplas sot në orët e para të mëngjesit me armë pas një konflikti me Dritan Haxhollin, ku si pasojë ky i fundit humbi jetën.
Viktima rreth 42 vjeç, mësohet se ka qenë i divorcuar më parë, por kishte pasur lidhje me shtetasen ku edhe ndodhi konflikti. Gruaja, bashkëshorti i së cilës mësohet se ishte dënuar dhe vuante dënimin në Gjermani, ndërsa ajo jetonte e vetme me tre fëmijët e saj.
Dritan Haxholli ka shkuar në banesën e shtetases Marsida Qatja, 30 vjeçe, me të cilën ka pasur më herët një lidhje, por që ishte prishur kohët e fundit, për t'u sqaruar. Bledar Toçi, punonjës policie, ishte thirrur nga Qatja, që ta ndihmonte ë zgjidhjen e konfliktit mes tyre dhe Haxholli të mos e bezdiste më tej.
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.
- T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme./Afp.al
Viktima Dritan Haxholli
Brenda banesës ku ndodhi ngjarja
Marsida Qatja