Gati portieri polak Wojciech Szczesny në vend të Buffon

Gati portieri polak Wojciech Szczesny në vend të Buffon

Drejtuesit e Juventusit janë afër transferimit të portjerit Polak Wojciech Szczesny sepse Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, është në prag të tërheqjes.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e kampionit të Italisë që ta gjejnë pasardhësin e italianit. Sipas mediave Italiane, drejtuesit e Juventusit janë afër që ta transferojnë portierin polak,Wojciech Szczesny. Përfaqësuesi i Polonisë, i cili për dy sezone ka qenë i huazuar te Roma, është nën kontratë me Arsenalin. Thuhet se Juventusi i ka ofruar Arsenalit 16 milionë euro për Szczesnyn, kurse këtij të fundit i ka ofruar një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Përveç Juventusit, kërkohet edhe nga Milan dhe Napoli. Por do të jetë merkatoja verore ajo që do të tregojë transferimet e fundit të Juventusit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: