Këto janë disa zbulime rreth joshjes të cilat mund t’ju befasojnë me të vërtetë:
-Njerëzit kanë tendenca të bien në dashuri me njerëz tjerë që janë si ta. Vlerat e përbashkëta, përvojat jetësore, niveli i tërheqjes fizike dhe mosha luajnë rol të rëndësishëm.
-Nëse dëshironi që dikush të bie në dashuri me ju, do t’ju ndihmonte shumë nëse veç përngjani me gjininë e kundërt të prindit të tij. Kjo ngjashmëri mund të jetë në flokë, ngjyrë të syve, por edhe moshë. Fëmijët e partnerëve të rinj kanë tendenca të kërkojnë prind të rinj më shpesh.
-Ka disa zbulime që thonë se aroma luan rol të rëndësishëm në joshje.
-Nëse mbani qëndrim të hapur, kjo do t’ju bëj të dukeni më pak i mbyllur dhe më shumë joshës e shoqërues.
-Gjatësia mund të luaj rol të rëndësishëm në aspektin e joshjes e veçanërisht për meshkujt si në termin e shkurtër, ashtu edhe në atë të gjatë.
-Ndarja e eksperiencave të frikshme apo emocionuese janë mënyrë e përsosur për të filluar joshjen.
-Buzëqeshja është mënyrë tjetër që duket se është joshëse. Shumë hulumtime sugjerojnë që njerëzit janë më të tërhequr nga partnerët pozitiv. /m.j/
Foto: Google