Artistët e Bandës dhe Ansamblit, pagë 13 mijë lekë

Artistët e Bandës dhe Ansamblit, pagë 13 mijë lekë
Artistët e bandës dhe Ansamblit Folklorik, tashmë, do të paguhen me pagë fikse dhe jo me pagesë sipas shfaqjeve. Ky është vendimi që pritet të marrë Këshilli Bashkiak duke bërë të ditur se paga mujore e tyre do të jetë fikse prej 13 mijë lekë në muaj, për çdo artist dhe jo 4 mijë lekë për çdo shfaqe me të drejtë 24 shfaqe në vit, siç ka qenë në vendimin e parë. Efektet financiare të këtij vendimi, fillojnë nga 1 Janari 2017, dhe kontrata për artistët do të jetë 1- vjeçare, me të drejtë rinovimi vetëm pas pjesëmarrjes në audicionin vjetor.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: