Jo të gjithë planifikojnë pushime pranverore, por nëse vendosni të kaloni pushime, kryeqyteti shqiptar do t’ju mahnisë me bukurinë e tij, thotë autori i këtij artikulli, Mark Hillsdon.
Nën regjimin komunist, Shqipëria ishte një shtet i izoluar. Ajo vizitohej vetëm nga udhëtarë të guximshëm, por për amerikanët, gazetarët dhe “burrat me flokë të gjatë ose me mjekër” u ishte e ndaluar. Tani plazhet e saj janë të konsideruara ndër më të mirat në Evropë, dhe zona alpine e saj konsiderohet një ndër peizazhet më të pacenuara të kontinentit.
Sa për Tiranën, ajo është një qendër kompakte, një metropol me 750,000 banorë, ku rreth një në katër shqiptarë jeton atje. Ka një kulturë në rritje për kafenetë, një sërë hotelesh të standardeve ndërkombëtare, kurse kuzhina qe thyen paragjykimet. Turizmi ende është në zhvillim. 14 marsi është Dita e pranverës në Shqipëri dhe një atmosferë fantastike mbulon Tiranën, me koncerte në parqe, interpretime në rrugë dhe tregjet e hapura.
A.M/Afp.al