Njësia 5, një tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës

Njësia 5, një tjetër kënd lojërash për fëmijët e Tiranës
Veliaj: Investimet për fëmijët e qytetit, do të vazhdojnë në të gjitha njësitë. Fasadat e pallateve do t'i kthejmë në piktura për fëmijët

Një tjetër kënd lojërash për fëmijët, është ndërtuar nga bashkia e Tiranës, në Njësinë nr. 5 në kryeqytet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pohuar se institucioni që ai drejton, është angazhuar që, të gjitha zonat e degraduara dhe të mbuluara nga plehrat, të kthehen në funksion të qytetarëve. "Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t'i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre.

Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit", tha Veliaj. Kryetari i bashkisë së Tiranës, deklaroi se krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, do të vijojë edhe përmirësimi i fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepra arti, me qëllim për t'i dhënë jetë gjithë zonës përreth. "Do të vazhdojmë që, disa nga fasadat e qytetit, t'i kthejmë në piktura për fë- mijët, që të ketë më shumë argë- tim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike; gjithashtu, na jep kënaqësi të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Kështu, nuk kemi bërë thjesht një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin", - tha ai. Veliaj garantoi vijimin e investimeve nga ana e bashkisë për ndërtimin e këndeve të lojërave, jo vetëm brenda zonës urbane, por edhe në zonat rurale.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: