Bill Gates është sërish më i pasuri për vitin 2017

Bill Gates është sërish më i pasuri për vitin 2017
Bill Gates konfirmohet për të katërtin vit radhazi si njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 86.8 miliardë dollarë. Ajo që ka “kurorëzuar” themeluesin e Microsoft, është renditja e revistës “Forbes”, që ka shpallur “pasanikët” për vitin 2017.

Ndërkohë, medalja e argjendtë shkon për mandatin e Wall Street, Warren Buffet, me 75.6 miliardë dollarë pasuri.

Jeff Bezos i Amazon renditet në vend të tretë me 72.8 miliardë dollarë.

Plotësojnë 5-shen më të mirë Amancio Ortega, padroni i Zara-s, me 71.3 miliardë dollarë dhe Mark Zuckerberg, me 56 miliardë dollarë.

“Ka qenë një vit rekord për pasanikët në botë, me numrin e miliarderëve të rritur me 13%, në 2.043 nga 1.810 të vitit të shkuar, - shkruan “Forbes”. Është hera e parë që renditja e miliarderëve të “Forbes” kalon kuotën 2.000”.

Pasuria e tyre e përgjithshme, është 7.670 miliardë dollarë, 18% më shumë në krahasim me vitin e shkuar”. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: