Irak, ushtari-hero shpëton shokët nga kamikazi i ISIS-it

Irak, ushtari-hero shpëton shokët nga kamikazi i ISIS-it
Pamje dramatike janë shpërndarë në internet nga një sulm kamikaz i ISIS ndaj ushtrisë irakiane në Mosul.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një “dron” i ngritur nga militantët e ISIS. Një makinë bombë i afrohet me shpejtësi një grupi të forcave irakiane. Por një ushtar ka kuptuar gjithçka dhe ka bllokuar rrugën me automjetin “Humvee”, duke detyruar kamikazin të devijojë.

Nuk dihet nëse ushtari arriti t’i mbijetojë këtij sulmi, por komentuesit në rrjetet sociale thonë me keqadhje se ka bërë “sakrificën e fundit”. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: