Gazeta gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një artikull dedikuar krizës politike në Maqedoni shkrun se, presidenti Ivanov po ndjek rrugën e diktatorit të dhunshëm, Sllobodan Millosheviç, raporton agjencia e lajmeve INA.
“Rama thotë se platforma nuk përmban kushte, por vizion. Nuk është ndonjë risi se sundimi i së drejtës dhe ndarja e pushtetit nuk funksionojnë mirë në Ballkanin Perëndimor.
Por kjo që po ndodh tani në Maqedoni, nuk ka ndodhur që nga rënia e diktatorit të dhunshëm serb, Sllobodan Millosheviç në vitin 2000: një kryetar i shtetit në mënyrë të hapur, kundërshton të pranojë rezultatin zgjedhor", - shkruan FAZ në edicionin e sotëm në tekstin me titull “Në konfuzionin shkupjan”. /e.a/afp.al/