Një punonjës policie në SHBA ka qenë në rrezik për jetën, teksa është dhunuar nga dy vëllezër gjatë një aksioni për të kapur njërin prej tyre.
Punonjësi i policisë, Garry Guild në Michigan, u vu në ndjekje të një personi paraditen e 20 shkurtit, por ndërsa ndali njërin prej tyre, vëllai tjetër erdhi në ndihmë.
I riu Scott Barber, 21 vjeç kishte vjedhur një motor dhe policia i detyrua ta ndiqte. Grabitësi humb kontrollin dhe përplaset.
Agjenti i policisë, ka ndaluar të riun dhe i ka drejtuar armën në përpjekje për ta arrestuar, por vëllai i vogël i 21-vjeçarit mbërrin me një automjet me shpejtësi, braktis mjetin dhe i hidhet nga pas policit.
Por nuk mbaron këtu: disa kalimtarë kanë parë skenën dhe kanë ndërhyrë për të shpëtuar policin guximtar dhe me fat. /e.a/afp.al/