Aksident në “Rrugën e Kombit”, katër të plagosur

Aksident në “Rrugën e Kombit”, katër të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e katër  personave është regjistruar gjatë ditës së sotme  në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:40, në vendin e quajtur Mashterkore, ku një kamion tip Benz me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P. banues në Mirditë është përplasur  me mjetin tip  Volkswagen Golf me targe AA 411 OU me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi  dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen.

Tre prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e duhur mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: