Armando Sadiku nuk ndalet, “drejt Europës” me Luganon

Armando Sadiku nuk ndalet, “drejt Europës” me Luganon
Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë sërish protagonist në Zvicër.

Sadiku shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij, në fushë të Young Boys, në rezultatin 2-1 në favorin e ekipit të tij, përballë skuadrës që mban vendin e dytë në renditje.

Sadiku shënoi në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në fillim të pjesës së parë shënoi Alioski për ekipin e Luganos. Young Boys shkurtoi diferencën në fund 1-2, por nuk shmangi dot humbjen.

Basel i Taulant Xhakës kryeson ndejshëm, plot 20 pikë para Young Boys.

Ekipi i Sadikut, Lugano, jo vetëm që nuk rrezikon rënien, por në javët e mbetura pretendon një vend në kupat e Europës, pasi ndodhet vetëm te pikë larg skuadrës që është aktualisht në zonën evropiane, Lucernës.

Lugano ndodhet plot 17 pikë larg Vaduz, që mbyll klasifikimin. Para se të kalonte gjatë dimrit te Lugano, Sadiku ishte pjesë e Vaduz.

Ish-numri dy i stolit të kombëtares sonë, Paolo Tramezzani, mori drejtimin e Luganos gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni. Me afrimin edhe të Armando Sadikut, Lugano nga rreziku i rënies po përjeton momentalisht një moment suksesi. Golat e Armando Sadikut te Lugano kanë qenë pjesë e ecurisë pozitive të këtij ekipi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: