Sekuestrohen 19 kg lëndë narkotike kanabis në Mirditë.
Policia ka vënë në pranga Pavlo Ndrecën, 30 vjeç, si posedues të lëndës narkotike.
Lënda narkotike u gjet në ambientet e jashtme të banesës së Ndrecës, në një magazine.
Sasia prej 19 kg kanabis ishte e futur në 4 qese plasmasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
/e.g/