Ato kanë nxjerrë në pah disa nga avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të këtyre aplikacioneve, duke përfshirë rrezikun e mungesës së privatësisë në raportin mjek-pacient, si edhe humbja e marrëdhënieve mjek-pacient, gjë që do të sillte një sjellje jo etike nga mjekë joprofesionistë. Në epokën e re të teknologjisë, edhe kujdesi i çrregullimeve mendore po bëhet gjithmonë edhe më virtuale, dhe, në disa raste, pacientët menaxhohen në distancë.
Vlerësimet tregojnë se 6% e aplikacioneve janë të dedikuara shëndetit mendor. Dhe ato përmbajnë një gamë të gjerë të shërbimit mendor. Njerëzit në rreth 31përqind të rasteve (me një përqindje më shumë se dyfishi në krahasim me 2010), përdorin aplikacionet ne internet ose në celular, të cilat u ofrojnë informacion rreth sëmundjeve specifike, metodave për menaxhimin e trajtimit, psikoterapi dhe program i vizitave online. Ky është një trend i cili vazhdon të rritet dhe deri në vitin 2020, parashikohet të rritet me 50%.