Foto e Ditës nga kryeministri Edi Rama

Foto e Ditës nga kryeministri Edi Rama
Kualifikimi i Juventus nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i njohur si tifoz special i bardhezinjve.

Ai zgjodhi si “Foto Dite” momentin kur pas ndeshjes portieri Buffon ngushëlloi Messi-n.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Juventus u mbyll në barazim pa gola.

Juventus fitoi ndeshjen e parë, 3-0, dhe kaloi në gjysmëfinale.

Edhe Monaco u kualifikua, pasi fitoi ndeshjen e kthimit 3-1 ndaj Borsuia Dortmund.

Mbrëmjen e djeshme u kualifikuan në gjysmëfinale dy ekipet spanjolle të Madridit, Real e Atletico.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: