Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete prerëse pas konfrontimit fizik me dy hajdutë të cilët hynë në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës.
Policia lidhur me ngjarjen njofton se: “Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.g/