Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku u bllokuan rrugët për një orë.
Ata akuzohen nga policia për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.
Policia e Tiranës njofton se: “Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P. Nr. Unik”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për personat e mëposhtëm:
Lulëzim Basha
Arben Ristani
Oerd Bylykbashi
Gerti Bogdani
Flamur Noka
Eduart Halimi
Gent Strazimiri
Asllan Dogjani
Igli Cara
Kastriot Islami
Genc Pollo
Keltis Kruja
Edi Poloka.
/e.g/