Pikërisht ajo, 24 vjet më e madhe, ka këmbëngulur për kandidaturën e Macron në vitin 2017, pa pritur edhe pesë vite të tjera. E lindur në Amiens, Trogneuz është 64 vjeçe, ndërsa Macron 40. Është ajo që ka krijuar imazhin e tij politik dhe personal të një njeriu modern, jo konvencional dhe të ndershëm, në mes të botës tradicionale të politikës franceze.
Gjatë një takimi elektoral, Macron ka vlerësuar meritën e strategjive elektorale të bashkëshortes. Ish-ministri francez, ka thënë se në rast fitoreje në zgjedhjet presidenciale, “Brigitte nuk do të qëndrojë e fshehur pas meje. Ajo do të qëndrojë në krahun tim”.
Brigitte Trogneux jepte leksione letërsie në shkollën jezuite “La Providience” në Amiens. Ishte 36 vjeçe, e martuar me një bashkëshort që kujdesej për ekonominë dhe me tre fëmijë.
Emmanuel Macron ishte një student i saj. Lexonte poezi me zë të lartë në shkollë, ishte 17 vjeç dhe u dashurua me mësuesen e tij. “Shkrimet na bënë që të takoheshim një të premte dhe kjo krijoi në sintoni të pabesueshme mes nesh”, - ka thënë ish-profesoresha në dokumentarin “Macron, la stratégie du météore”.
“Në fund, dashuria fitoi dhe u divorcova nga bashkëshorti im. Nuk mund ta shmang. Prindërit e mi që ishin më të mëdhenj, nuk ishin dakord, por për mua diferenca e moshës nuk ishte një problem. Gjëja më e rëndësishme ishte paragjykimi i fëmijëve të mi, që e pranuan, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, - ka treguar Trogneux në një intervistë në “Paris Match”. /e.a/