Agjentë të policisë së Tiranës kanë kryer pasditen e së premtes një operacion anti-drogë.
Burime policore bëjnë të ditur se, operacioni është realizuar në rrugën “Myslym Shyri”.
Nga të dhënat e fundit mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar 1 kg drogë të llojit heroinë dhe kanë ndaluar tre persona.
Këta të fundit tentuan ti laroheshin me një makinë policisë, por nuk ia arritën, madje pësuan edhe aksident.
Të tre u kapën nga policia, ndërsa në makinën me të cilën udhëtonin u gjet edhe sasia e drogës, që u sekuestrua nga efektivët.
/e.a/