Parashikimi i motit sot, e premte 28 prill 2017

Parashikimi i motit sot, e premte 28 prill 2017
Vendi jonë gjatë ditës së sotme do të dominohet nga moti i kthjellët.  Në mesditë do të kemi shtim të vranësirave, duke u shoqëruar në zonat malore edhe me shira të dobët lokalë.

Gjatë orëve të pasdites do të vijojnë të jenë prezentë kthjellimet dhe vranësirat kalimtare në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje prej 2 gradë në mëngjes dhe një rritje të lehtë gjatë ditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 3 ballë. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: