Është mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultatin 2-1 përballja ndaj bardhebluve, e zhvilluar pasditen e sotme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen çelëse të javës së 31-të të Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore.
Një fitore që e sigluar nga dy golat e të kuqve të realizuar përkatësisht nga Batha në të 45’+1 me penallti dhe nga i rikthyeri Sukaj në të 87’, që kanë shfuqizuar atë avantazh provizor të bardhebluve të shënuar në të 15’ nga Ede.
Falë fitores së sotme, Partizani ngryset sot kryesues i vetëm në kuotën e 65 pikëve, tre më shumë se Kukësi që do të ndeshet nesër ndaj Laçit. Nga ana tjetër, Tirana është më pranë se kurrë fundit të klasifikimit, me shpresën që rivalet e saj, Laçi, Teuta e Flamurtari të grumbullojnë sa më pak pikë. /e.a/