Lumë me lëngje frutash dhe me gaz nëpër fusha dhe rrugë, por nuk është asnjë festë. Shembja e një depozite 300 metrash katrorë të Pepsi-t, shkaktuan derdhjen e pijes së njohur ndërkombëtare në qytezën ruse të Lebedyan, në jug-perëndim të vendit, tonelatat e të cilës përfunduan në lumin Don.
Dy punëtorë mbetën të mbërthyer në një ashensor me 38 metra lartësi në ajër. Një prej punëtorëve mbeti i plagosur. Të paktën 1 ton lëngje frutash përfunduan në rrugët e zonës dhe përfunduan në lumin Don.
“Dy punëtorët e ngujuar tani po kurohen. Të gjithë të tjerët janë evakuuar. Askush nuk është lënduar”, tha një përfaqësues i PepsiCo për Vedomosti.
Marina Zaibaryova, shefe e marrëdhënieve me publikun të PepsiCO, ka siguruar që kompania ka marrë të gjitha përgjegjësitë e operacionit të pastrimit dhe që do të gjendej mënyra për ta bërë.
“Gjëja më e rëndësishme, është që lëngjet janë jo të rrezikshme për njerëzit. Jam e sigurt se do të jemi në gjendje të pastrojmë gjithçka me administratën bashkiake”. /e.a/