Ariana Grande, Iron Maiden dhe Take That shtyjnë koncertet pas sulmit në Manchester

Ariana Grande, Iron Maiden dhe Take That shtyjnë koncertet pas sulmit në Manchester
Një numër koncertesh janë shtyrë pas sulmit me bombë në mbyllje të koncertit të këngëtares Ariana Grande në stadiumin “Manchester Arena”.

Të paktën 22 njerëz u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën nga sulmi.

Policia tha se një person, i cili vdiq gjatë shpërthimit, aktivizoi eksplozivin në hyrje të stadiumit kur po dilnin njerëzit pas koncertit.

Drejtuesit e stadiumit “The O2 Arena” në Londër, ku ishin planifikuar koncertet e radhës së këngëtares Ariana Grande, thanë se ato janë shtyrë dhe se do të ketë një njoftim tjetër se kur do të zhvillohen.

“Jemi të shokuar dhe të trishtuar nga tragjedia e tmerrshme në Manchester. Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe për familjet e tyre.”

“Ariana kishte në plan të performonte edhe në stadiumin “The O2” të enjten dhe të premten, por ne do të njoftojmë sa më shpejt të jetë e mundur për këto shfaqje.”

Grupi “Take That” ka shtyrë koncertin në Liverpool, parashikuar për të enjten në mbrëmje.

Edhe Grupi “Iron Maiden” njoftoi se ka njoftuar fansat se nuk do të zhvillohen sipas planit koncertet e planifikuara në Cardiff dhe Londër. Janë shtyrë edhe një sërë koncertet të tjera.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: