Policia greke ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, 25 maj 2017, një shtetas shqiptar të moshës 26-vjeçare dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale më shumë se 20 kilogramë kanabis.
Shqiptari u ndalua në një zonë pyjore, pranë vendit të quajtur Kavasila, në distancë shumë të afërt nga kufiri shtetëror.
Ai akuzohet se bashkë me një person tjetër, i cili i shpëtoi arrestimit, po sillnin në Greqi 20,7 kg kanabis, të futur në dy çanta udhëtimi. Ata kishin kaluar kufirin në orët e mbrëmjes dhe i diktuan ndërsa po ecnin në këmbë në territorin grek.
Shtetasi shqiptar pritet të dalë sot për gjykim, i akuzuar për trafik droge, por edhe për hyrje të paligjshme në territorin e shtetit grek. /e.g/