Ajo duket agresive dhe shumw ekstravagante. Por ja që edhe Miley Cyrus qan. Performanca përpara publikut në Billboard Music Awards 2017 duket se e ka emocionuar shumë yllin e Disney.
Miley Cyrus nuk i ka mbajtur dot lotët teksa këndonte për herë të parë në television këngën “Malibu”. 24-vjeçarja u shoqërua në skenë nga babai i saj Billy Ray Cyrus dhe motra Noah Cyrus. j/m