Në një njoftim për mediat, ministria e Jashtme shprehet se dënon në termat më të ashpër aktin barbar.
Në njoftim thuhet se: “Ministri Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla.
Ambasada e RSH-së në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar. Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore.
Ambasada shqiptare në Londër për çdo rast, njofton se ka vënë në dispozicion edhe një numër emergjencë +44 (0) 75 18662630”. /e.g/
Foto ilustruese dhe njoftimi është marrë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme