Vendi jonë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri në të dendura dhe me intervale kthjellimesh të shkurtra.
Pjesa e dytë e ditës do të sjelli intensifikim të vranësirave, duke sjellë edhe reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin.
Era do të jetë me drejtim Perëndim-Jugperëndim me shpejtësi 1-15m/sek.
Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 2.5 metër.
Temperaturat në vlerat e tyre maksimale dhe minimale parashikohen te jenë:
Vendet malore 9°/21°C;
Vendet e ulëta 11°/27°C;
Vendet bregdetare 13°/27°C . /e.g/