Penelope Cruz, bionde si Donatella Vercace

Penelope Cruz, bionde si Donatella Vercace
Penelope Cruz i ka shtangur të gjithë, teksa është shfaqur me një xhaketë lëkure dhe një paruke bionde gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri në Miami.

Aktorja 43-vjeçare është fotografuar më këtë “look” të ri për rolin e saj si Donatella Versace në filmin “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story”.

Cruz është transformuar si stilistja italiane për filmin biografik të Gianni Versace, i cili po xhirohet në vilën ikonë të Versace.

“The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story” është i bazuar në librin e shkrimtarit Maureen Orth të vitit 1999, me titull “Vulgar Favors”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: