Një 10-vjeçar nga Indonezia që peshonte rreth 200 kg është detyruar që t'i nënshtrohet një operacioni pasi kishte krijuar varësi nga pijet e gazuara dhe brumërat.
Arya Permana ishte aq i shëndoshë, sa nuk mund të gjente rroba të cilat mund t'i vishte. Ai u mundua të mbante dieta, por arriti të humbte vetëm 6 kg në 4 muaj.
Prindërit e tij të dëshpëruar, Rokayah dhe bashkëshorti i saj Ade Somantri i kërkuan doktorëve që të kujdesen dhe të bëjnë dicka për djalin e tyre obez.
Në operacionin që zgjati dy orë, mjekët i bënë një zvogëlim të stomakut duke bërë që të hajë ushqim të limituar, i cili i jep atij ndjesinë së ka ngrënë mjaftueshëm.
Tani ai humbi 20kg, por deri në fund të vitit, prindërit e tij shpresojnë që me ndihmën e mjekëve të humbë 95 kg. /e.a/