Përbërësit:
5 kunguj
1 qepë e mesme
1 vezë
30 gr bukë e thekur e grirë
30 gr miell
30 gr djathë grana
Majdanoz
Piper
Kripë
Vaj ulliri 250 ml
Përgatitja
Lani kungujt, qepën, menten, majdanozin dhe bëni gati përbërësit. Grini hollë kungujt dhe qepët.
Mblidhini perimet të gjitha bashkë në një pecetë të pastër në mënyrë që tu dalë i gjithë uji. Duhet të jenë të thata.
Bashkoni bashkë në një tas të thellë bukën e thekur të grirë, djathin grana, gjizën, vezën, miellin dhe erëzat. Përziejini mirë të gjitha.
Modelojini qoftet me duar, me duar pak të lagura e skuqini në vaj të ngrohtë e jo të nxehtë, deri sa të marrin ngjyrë floriri në mënyrë uniforme. Largojini nga tigani dhe vendosini mbi letër kuzhine.
(burimi “Oggi.it”)