Tenisti francez, Maxime Hamou është dëbuar nga turneu i tij në French Open 2017, pasi tentoi të puthte me zor gazetaren e Eurosport gjatë transmetimi live në TV.
Gazetarja Maly Thomas po i bënte intervistë 21-vjeçarit pasi humbjes që ai pësoi në raundin e parë ditën e hënë.
Në video Thomas shihet duke u munduar që ta ndalojë të riun që ta puthë.
“Po të mos isha live, unë do ta kisha goditur,”-ka thënë gazetarja. /e.a/