Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në kryeqytet, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet F.L., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas në mënyrë sistematike ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Z. L., e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Nr 3.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë TT dhe një krehër me 18 fishekë.
Materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal. /e.g/
Foto ilustruese dhe informacioni, marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit