Flini gjumë mjaftueshëm për lumturi të plotë

Flini gjumë mjaftueshëm për lumturi të plotë
Në këtë hulumtim lidhur me gjumin dhe kënaqësinë në jetë kanë marrë pjesë dy mijë persona.

Studimi më i ri mbi gjumin ka treguar që për “lumturi të plotë” në krevat duhet të kalohen saktësisht shtatë orë e gjashtë minuta në ditë, shkruan DailyMail.

Shkencëtarët tashmë kanë treguar lidhshmërinë e fuqishme midis sasisë së gjumit dhe ndjenjës së lumturisë, transmeton Telegrafi.

Ata pjesëmarrës të cilët kanë thënë që “kryesisht ndihen të lumtur” flenë gjumë më pak sesa ata “plotësisht të lumtur”- rreth 7 orë.

Alarmi bie nëse flini më pak se gjashtë orë e pesëdhjetë minuta

Gjashtë minuta më pak janë ata të cilët kanë thënë si “kryesisht të lumtur”.

Pakënaqësi në marrëdhënie dhe brengosje të përhershme kanë shfaqur ata të cilët mesatarisht kanë fjetur më pak se gjashtë orë e dyzet e tetë minuta në ditë.

Në këtë hulumtim mbi lidhshmërinë e gjumit dhe kënaqësisë në jetë kanë marrë pjesë dy mijë persona.

Ekspertët britanikë rekomandojnë së paku shtatë orë gjumë në ditë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: