Në pesë vite e gjysmë, 1.8 mln euro ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit si pagë dhe si bonos për punën e bërë nga De Biasi, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë që nga viti 2002 kur presidenti Duka ka vendosur të marrë një trajner të huaj.
Paga e De Biazit nga 27 mijë euro në muaj për 4 vitet e para, shkoi në 42 mijë euro gjatë vitit të fundit, falë kualifikimit në Europianin Francë 2016.
Paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, kur mori edhe postin e drejtorit teknik u pesëfishua, nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj. Por pikërisht pas kësja rritje, Tramezzani largua pas vetëm pak muajsh të Lugano ku shënoi sukses si trajner i parë dhe më pas edhe pse u kërkua si pasues i De Biasit, ai preferoi të lidhte kontratë me ekipin zviceran Sion.
Nga trajnerët e huaj, i vetmi që i është afruar disi pagës së Gianni De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, i cili paguhej me rreth 20 mijë euro në muaj, në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë për 15 muaj drejtimi të saj.
De Biasi i ka shtuar të ardhurave edhe 30 mijë euro në formë bonusi për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonos për kualifikim historik në Euro 2016. Megjithatë, Gianni De Biasi pas largimit tha se do të paguhej më tepër nëse do të kishte këtë ecuri në një ekip tjetër.
/a.m/
Gianni De Biasi
Periudha 2011-2015
Paga 27.000/ muaj
Periudha 2016-2017
Paga 42.000 /muaj 12 muaj
Bonuse 648.000 euro
Totali 1.8 mln euro
Giuseppe Dosena
Periudha Prill 2002 - Tetor 2002
Paga 15 mije euro / muaj
Totali: 60 mije
Hans Peter Brigel
Periudha 2002-2006
Paga 10.000 eruo/muaj
Totali: 420.000 euro
Otto Baric
Periudha 2006 - 2007
Paga: 20.000 euro/ muaj
Totali: 300.000 euro
Ari Han
Periudha 2008 - 2009
Paga13.000 euro / muaj
Totali: 195.000 euro
Josip Kuzhe
Periudha: 2009 - 2011
10.000 euro / muaj 20 maj 2009 - 31 dhjetor 2011
Totali: 170.000