Horoskopi sot, e martë 27 Qershor 2017

Horoskopi sot, e martë 27 Qershor 2017
Dashi

Neptuni dhe Venusi janë në favorin tuaj dhe e rritin përsëri fatin e jetës suaj. Gjithmonë bëni atë që ju mendoni dhe  dëgjoni mesazhet e zemrës. Beqarët do të marrin një mesazh nga një person i dashur që do të qartësojë gjithçka. Ju mund të besoni.

Demi

Hapeni zemrën tuaj dhe besoni në dashuri dhe ëndrrat e aspiratat tuaja. Një mbrëmje e qetë në shtëpi, do të bëjë që ju të jetoni momente të mrekullueshme. Për beqarët është koha për pasione të mëdha dhe aventura transgresive. Loja është e mundur, dashuria intriguese.

Binjakët

Sot ju nuk jeni shumë komunikues me partnerin tuaj e do të ndjeheni të lënë pas dore dhe të braktisur. Përpiquni të jeni më të pranishëm, edhe për hir të marrëdhënies tuaj. Zemrat e vetmuara do të jenë optimiste pasi do të përballen me një situatë delikate me guxim.

Gaforrja

Ditë e shkëlqyer për momente të këndshme dhe intensive me një personin tuaj të dashur. Ju do të ndjeheni të kënaqur dhe të lumtur siç nuk ka qenë rasti për disa kohë. Beqarët do të kenë shanse të mira për t’u përmbushur me një mik shpirti. Pranojini ftesat për të mos e humbur këtë mundësi.

Luani

Mos bëni gabime të ekzagjeruar me komente apo polemika, mund të bëni kompromis për një atmosferë të qetë të marrëdhënies suaj. Para se të veproni, peshojeni mirë. Beqarët do të jenë veçanërisht aktivë dhe do të organizojnë edhe një udhëtim në destinacione të largëta.

Virgjëresha

Një ekuilibër do ju bëjë juve edhe më interesantë. Ju mund të keni shumë arritje, por një është e rëndësishme për ju, dashuria. Njerëzit e vetmuar janë të shkathët dhe do të kenë mundësi të shkëlqyera për të tërhequr dikë me aftësi të veçantë.

Peshorja

Disa incidente do ju vënë në humor të keq dhe kjo do të jetë për shkak të grindjeve dhe keqkuptimeve me partnerin tuaj. Për beqarët kjo do të jetë një ditë argëtimesh dhe takimesh të këndshme që do t’i largojnë ata nga një zhgënjim.

Akrepi

Nëse ju jeni në një lidhje të qëndrueshme sot do të bëni plane për një të ardhme së bashku. Do të keni nivel të lartë kuptueshmërie me partnerin. Ju gjithashtu do të jeni mjaft të dashur dhe në dispozicion për të tjerët. Beqarët mund të fillojnë një marrëdhënie, por vetëm në qoftë se vendosni të jeni të hapur për dialog.

Shigjetari

Shikoni përpara për një ditë stimuluese dhe pozitive nga të gjitha aspektet. Ekskursione të mundshme jashtë qytetit ose udhëtime dhe një mbrëmje që nuk duhet humbur me miqtë. Takime për beqarët që mund të shpresojnë për të takuar dikë me të cilin kanë krijuar një marrëdhënie.

Bricjapi

Hëna në vendin e gabuar do ta bëjë këtë ditë të vështirë për t'u marrë me të. Shtohen mosmarrëveshjet me partnerin tuaj, por ju nuk keni ndërmend të hiqni dorë. Beqarët, udhëtime për të rifituar stabilitetin dhe ekuilibrin.

Ujori

Harmonia në çiftit do të bëjë që ju të ëndërroni dhe të bëheni veçanërisht të papërmbajtshëm. Sot ju mund ta lini imagjinatën tuaj të drejtohet e lirë për të fluturuar larg. Për beqarët, situata rrufe dhe atraksione fatale. Lëreni veten të joshet nga një person për të cilin jeni të interesuar.

Peshqit

Merreni jetën me më shumë butësi dhe largohuni nga çështjet problematike me më shumë pasoja. Në dashuri, shpesh është më mirë të mos këmbëngulni, pasi kjo mund të jetë  e dëmshme për marrëdhënien. Beqarët do të jenë të lumtur për të marrë pjesë në një njohje të re./e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: