Manuel Neuer, ëndrra e martesës mbi paterica! Foto

Manuel Neuer, ëndrra e martesës mbi paterica! Foto
Dje në një kishë në Itali, portieri i kombëtares së Gjermanisë dhe i Bajern Mynih, si dhe e dashura e tij, Nina Weiss, celebruan martesën e tyre.

Në dasmën e zhvilluar nga portieri gjerman, kampion bote në fuqi, ishin rreth 150 të ftuar.

E veçanta e dasmës së Manuel ishte se ai për shkak të dëmtimit, duhet të ecte krah partneres me paterica.

Manuel, 31 vjeç, dhe Nina Weiss, 23 -vjeçe, tre javë pas martesës civile ishin dje edhe për ritin në kishë. Fakti që portierit i duhet te ecte me paterica e bëri edhe më të bukur e të veçantë dasmën e tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: