Studim: Sëmundja e Parkinsonit mund të shkaktohet nga bakteret në zorrë

Studim: Sëmundja e Parkinsonit mund të shkaktohet nga bakteret në zorrë
Në bazë të një studimi të kryer kohëve të fundit, shkencëtarët në Kaliforni kanë thënë që kanë transformuar kuptimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Sipas testimeve të zhvilluara me kafshë, ata kanë gjetur që çrregullimet në tru mund të shkaktohen nga një baktere e cila jeton në zorrë.

Këto të gjetura mund të çojnë në zhvillimin e tretmanëve të ndryshme për këtë sëmundje, siç janë ilaçet që shkatërrojnë bakteret në zorrë.

Ekspertët kanë deklaruar që këto rezultate kanë hapur rrugë për një sferë të re studimi, për të kuptuar më së miri shkaqet e Parkinsonit. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: