AZHBR ndërron kreun, ikën tekniku vjen Krifca

AZHBR ndërron kreun, ikën tekniku vjen Krifca
Kryeministri Edi Rama ka firmosur largimin nga detyra të kreut të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Fadil Shahini, drejtori teknik i emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Frida Krifca.

Edhe pse qeveria “Ram 2” nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën, kreu i saj ka vendosur të bëj zëvendësimin e drejtuesve teknikë.

Kështu, kohë më parë bordi drejtues shkarkoi Administratorin e OSHEE-së për të risjellë në atë detyrë Adrian Çelën.

E njëjta gjë ndodhi edhe me ALUIZNI-n, ku pas dorëheqjes së Ibrahim Morinës e rimori atë detyrë Artan Lame./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: