Barcelona dhe Reali i Madridit dhuruan një tjetër “El Clasico”, këtë herë në Miami para 66 mijë tifozëve dhe miliona të tjerëve që e ndoqën spektaklin ndeshjen nga ekrani.
Reali i Zidane zbriti pa Cristiano Ronaldon, ndërsa Barça me yjet Lionel Messi, Neymar, siguroi triumfin 3-2.
Reali luajti me emra të tjerë të njohur si Gareth Bale e Luka Modriç, por nuk ia doli të ndalte katalanasit në përplasjen e parë të këtij sezoni, edhe miqësore. Kovaçiç dhe Asenio shënuan dy golat e Realit, që barazoi rezultatin në 2-2 gjatë pjesës së parë pas dy golave të shpejtë të Barcelonës.
Messi, Rakitic e Pique në pjesën e dytë siguruan fitoren e Barcelonës në “El Clasico”, ndërsa kjo fitore nuk ka shuar ende zërat për largimin e Neymar te PSG.
Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë për Superkupën e Spanjës vetëm pak javë më vonë, në ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni.
/a.m/