Thuhet se ajo duhet të jetë shtatzënë me fëmijën e tyre të parë dhe kjo është vërtetuar teksa fotografët e kanë fiksuar me bikini dhe barkun e fryrë.
Në këto foto Georgina Rodriguez tregon ndryshimet fizike por edhe hedh poshtë aludimet për marrëdhëniet e saj me CR7.
23-vjeçarja, duket fantastike veshur me bikini me vija. Duke luajtur me flokët, ajo duket joshëse dhe nxjerr në pah bukurinë e saj fizike.
Rodriges më pas u shfaq me një peshqir rreth trupit, pranë Ronaldos, veshur me pantallona të shkurtra.
Ai dhe e dashura bënin banjë dielli në Ibiza në kuvertën e jahtit luksoz.
Duke iu referuar “The Sun”, Georgina dhe Ronaldo janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë më dy tetor.
(Marrë nga The Sun)